Ballina Sport Etrit Berisha pranë largimit nga Atalanta

Etrit Berisha pranë largimit nga Atalanta

7
SHPËRNDAJE

Etrit Berisha mund të ndërrojë skuadër, por do të mbetet përsëri në Serie A.

Portieri i Kombëtares shqiptare është pranë largimit nga Atalanta.

Mediat në Itali raportojnë se Spal po vazhdon të këmbëngulë për 30-vjeçarin.

Spal këtë verë do të humbasë Emiliano Vivianon, i cili do të rikthehet në Portugali te Sporting Lisbonë, skuadër e cila ka edhe kartonin e portierit.

Skuadra e Spalit e konsideron Berishën si një pasues të denjë të Vivianos.

Spal pritet të jetë skuadra e tretë italiane për portierin nga Prishtina, pasi përveç Atalantës ai ka veshur edhe fanellën e Lazios, gjatë sezoneve 2013-2016.

The post Etrit Berisha pranë largimit nga Atalanta appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.