
Etna, i cili vlerësohet të jetë vullkani më aktiv në Evropë, vazhdon të nxjerr lavë, hi e gurë vullkanik edhe një jave pas shpërthimit.
Gjatë mbrëmjeve, pamja e tij është spektakulare. Lava ndriçon qiellin e Sicilisë.
Ky vullkan ndodhet në afërsi të Aeroportit Catania, i cili si pasojë e shpërthimit u detyrua të mbyllet përkohësisht, përcjell rtv21.tv
Banorët e qytetit Pedara që ndodhet në afërsi të vullkanit, kanë bërë të ditur se javën e kaluar, nga ai u nxorën gurë, ndërkaq një shtresë hiri e trashë mbuloi rrugët e tij.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme apo ndonjë të lënduar.
Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se kanë situatën nën kontroll./21Media
The post Etna vazhdon të ndriçojë qiellin sicilian appeared first on RTV21.