Ballina Sport “Ethet” e Champions vazhdojnë edhe sot, përsëritet finalja e vjetshme

“Ethet” e Champions vazhdojnë edhe sot, përsëritet finalja e vjetshme

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Champions League vazhdon edhe ditën e sotme, kur do të luhen dy çerekfinalet e tjera. Në “Ramon Sanchez Pizjuan” të Seviljes Porto luan si vendase ndaj londinezëve të Chelseas.

Anglezët shkojnë si favoritë në këtë sfidë, duke marrë parasysh emrat dhe cilësinë, por Porto gjithmonë ka rezervuar surpriza dhe një prej tyre ishte eliminimi i Juventusit një fazë më parë.

 

Ndërkohë në “Allianz Arena” përsëritet finalja e vitit të shkuar. Bayern Munchen pret PSG në një nga ndeshjet më të forta të kësaj faze të Champions League.

Të dy skuadrat janë në formë dhe renditen në listën e pretendentëve për t’i shkuar deri në fund kompeticionit më të madh për klube në Europë. Të dyja ndeshjet nisin në 21:00. /abcnews.al

The post “Ethet” e Champions vazhdojnë edhe sot, përsëritet finalja e vjetshme appeared first on Abc News.

---- ----
-----