Ballina Lajme Bota/Rajoni Ethe amerikane: Trump votoi në Florida, Biden shkon në Pensilvani

Ethe amerikane: Trump votoi në Florida, Biden shkon në Pensilvani

16
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA Donald Trump votoi në Florida të shtunën, duke përfituar nga mundësia për të votuar më herët në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

“Votova. Nder i madh!”, Shkruajti në Twitter prresidenti amerikan, i cili votoi në Palm Beach, pranë pasurisë së tij Mar-a-Lago.

Vitin e kaluar, Trump zhvendosi vendbanimin e tij të përhershëm nga New York në Florida, ku tani është regjistruar për të votuar, duke shpresuar se lëvizja në një nga shtetet kryesore për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale do të ndikojë pozitivisht në shanset e tij për të rizgjedhur.

Presidenti amerikan tashmë ka vizituar Florida disa herë për qëllime parazgjedhore dhe të premten ai mbajti dy tubime duke u përpjekur të përmirësonte shanset e tij në zgjedhjet më 3 nëntor.

Florida konsiderohet një shtet që Trump duhet ta pushtojë nëse dëshiron të fitojë një mandat të dytë, por sondazhet aktualisht sugjerojnë se ai është pak mbrapa kandidatit demokrat Joe Biden.

Në zgjedhjet e vitit 2016, Trump fitoi ngushtë në Florida përpara Hillary Clinton.

Ish-presidenti Barack Obama është planifikuar të vijë gjithashtu në Florida të shtunën për të bërë fushatë për kandidatin demokrat Biden, i cili ishte zv.president gjatë presidencës së tij.

Me votimin e sotëm, Trump u bashkua me “ushtrinë” e 50 milion amerikanëve që ushtruan të drejtën e votës më herët, dhjetë ditë para zgjedhjeve të planifikuara.

Sipas të dhënave zyrtare, votimi i mëparshëm është tashmë më i shumtë sesa ishte në të gjithë periudhën para zgjedhjeve 2016.

Zëvëndësi i Trump, Mike Pence gjithashtu shfrytëzoi rastin e një votimi të hershëm dhe votoi të premten në Indianapolis.

Rivali demokrat Joe Biden gjithashtu vazhdoi fushatën dhe shkoi në Pensilvani me gruan e tij Jill për dy tubime.

-----