Ballina Lajme nacionale Është zhdukur që katër ditë, ende asnjë informacion për Remzie Mustafën

Është zhdukur që katër ditë, ende asnjë informacion për Remzie Mustafën

25
SHPËRNDAJE

Familja e Remzie Mustafës në ankth.

Nëna e tre fëmijëve, tash e katër ditë është zhdukur në Prishtinë, saktësisht në lagjen Bregu i Diellit.

Ende nuk dihet asgjë për fatin e saj dhe mënyrën se si është zhdukur.

Indeksonline ka kontaktuar me vajzën e të zhdukurës e cila ka thënë se qytetarët janë duke u ndihmuar për të gjetur nënën e saj, por ende asgjë nuk ka të re.

Anita, vajza e saj, ka thënë se ende nuk kanë informata nëse nëna e tyre ka dal jasht shtetit apo jo.

“Rast është paraqit në Polici, gjithçka është e ditur, me të tregu të drejtën sa më thirri një qytetar me tha se ta kom gjet nanën, me numër privat edhe ma ndali telefonin, në Vranjefc, shumë njerëz po na telefonojnë por ende nuk është e sigurt pasi një gru ish te pazari qashtu me një fustan, një tjetër ish në Dardani që krejt e dishin por jo prapë.

Nuk kemi ende informacione se a ka dal jasht shtetit apo jo. Ne nuk kemi si familje asnjë lloj dyshimi se ku mund të jetë”, ka thënë Anita.

59 vjeqarja supozohen se në ditën që ka humbur ka pasur të veshur një jelek të zi, trenerka ngjyrë hiri dhe patika të zeza.

Familja Mustafa ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që nesë e hasin ose dinë diçka për Remzie Mustafën të lajmërohen në numrin 044226678.