Ballina Lajme nacionale Është ulur niveli i ujit në Liqenin e Prespës

Është ulur niveli i ujit në Liqenin e Prespës

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 16 mars – Për një centimetër është ulur niveli I ujit në Liqenin e Prespës, ndërsa nivelet e dy liqeneve të tjera natyrore në vend janë të njejta me të djeshmet, tregojnë rezultatet nga matjet e bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Me atë niveli I Liqenit të Prespës është për 1,45 metra më I ulët nga mesatarja për muajin mars edhe pse për 20 centimetra e ka tejkaluar minimumin absolute. Për 11 centimetra më I ulët se mesatarja është edhe niveli I ujit të Liqenit të Ohrit, përderisa niveli i Liqenit të Dojranit është për 3,06 metra më I lartë se mesatarja e vitit të kaluar për këtë periudhë të vitit.

Më shpesh nga më të ulëta se mesataret janë edhe nivelet e lumenjve në vend, por shënojnë rritje të butë në krahasim me dje.

The post Është ulur niveli i ujit në Liqenin e Prespës appeared first on KOHA.

---- ----
-----