Ballina Showbiz Është tërhequr prej kohësh nga aktrimi, Drew Barrymore zbulon arsyen e këtij...

Është tërhequr prej kohësh nga aktrimi, Drew Barrymore zbulon arsyen e këtij vendimi

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Drew Barrymore po bën një pauzë nga aktrimi. 46-vjeçarja është shprehur se nuk ka në plan të kthehet në ekranin e madh gjatë një interviste në “Radio Andy” të mërkurën. “Nëse do të jem e sinqertë, përgjigja ime është jo. Nuk dua të jem në një film tani, por kjo mund të ndryshojë kur fëmijët e mi të rriten.”, u shpreh aktorja.

Nëna e dy fëmijëve tha se vendosi të bënte një pauzë nga aktrimi kur fëmijët e saj erdhën në jetë. “Ndalova kur fëmijët e mi lindën sepse e kam bërë këtë gjë që kur kam qenë 11 muajshe.”, tha ajo. Aktorja nuk ka hequr dorë përfundimisht nga Hollywood-i.

Jane Fonda Thinks Drew Barrymore Should Squeeze in “a Little Affair or Two”  | Vanity Fair

Ajo u rikthye në Netflix me “Santa Clarita Diet”, pasi fëmijët e saj ishin pak më të rritur, të cilët i ndan me ish-bashkëshortin Will Kopleman. Ajo thotë se tani për tani është fokusuar tek programi i saj “The Drew Barrymore Show”. /abcnews.al

The post Është tërhequr prej kohësh nga aktrimi, Drew Barrymore zbulon arsyen e këtij vendimi appeared first on Abc News.

---- ----
-----