Ballina Lajme vendore Është sulmuar dr.Mejdi Zeqiri në vendin e punës

Është sulmuar dr.Mejdi Zeqiri në vendin e punës

1472
SHPËRNDAJE

Një situatë e pazakontë ka ngjarë të enjtën në mbrëmje në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Rreth orës 22:00h, një grup i përbërë nga disa romë lokal, kanë sulmuar Dr.Mejdi Zeqirin, mjekun kujdestar të emergjencës.
Në një prononcim të shkurtër për LuginaLajm, Dr.Zeqiri ka sqaruar se tre nga pesë romët që kishin sjellur një pacient për kontroll janë futur në ordinancën e kontrolleve.
“Personat në fjalë ishin në gjendje alkoolike dhe njëri prej tyre ishte komatoz dhe me dhimbje në veshkë. Unë përgatita terapinë, kur njëri prej tyre u hodh brenda, nuk më lejoi të kyçja infuzionin dhe duke më sharë dhe fyer më kërkoi të i shkruaj një udhëzim për spitalin e Vranjës, të cilën edhe u’a bëra”, deklaroi Dr.Mejdi Zeqiri.
Por e tërë ngjarja nuk ishte kjo. 
Në momentin kur u’a kam kumtuar se nuk kemi automjet të lirë për transportimin e pacientit që shoqëronin për në spitalin e Vranjës, njëri nga këta persona ka tentuar që t’a sulmojë Dr.Zeqirin.
Ai më grisi udhëzimin dhe m’a hodhi në fytyrë, goditi me grushti me grusht tavolinën, duke më fyer dhe filloi të më godiste. 
Problemi u parandalua nga tekniku Sasha dhe vozutësi Isufi, të cilën e parandaloi sulmin, thotë Dr.Mejdi Zeqiri.
Ai shtoi se të tre personat e dhunshëm kanë thyer dyert dhe dritaren në dhomën e urgjencës dhe se shumë pacientë që prisnin kontrollin kishin ikur nga frika.
Rasti është paraqitur edhe në polici, ku Dr.Mejdi Zeqiri është intervistuar nga pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brenshme, intervistë të cilën e ka siguaruar edhe portali LuginaLajm.
Dr.Mejdi Zeqiri, është një mjek i mirënjohur në Bujanoc. Ai është specialist i dhe magjistër i reumatologjisë, ndërsa punin në emergjencë. Aktualisht, ai është edhe zëvendëdrejtor i Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.