Ballina Lajme Bota/Rajoni “Është spiun pakistanez”/ India “arreston” pëllumbin e dyshimtë

“Është spiun pakistanez”/ India “arreston” pëllumbin e dyshimtë

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Autoritetet indiane kanë kapur një pëllumb i cili mendohet se është spiun i Pakistanit. Shpendi u ndalua pasi Geeta Devi, një banore e regjionit Kathua në Kashmir, raportoi për një zog të “ngjyrosur” në rozë, i cili mbante një unazë të koduar në këmbë, dhe fluturoi të dielën në mbrëmje drejt për në shtëpinë e saj.

----

Lidhur me këtë rast Forca e Sigurisë Kufitare në Indi ia dorëzoi pëllumbin policisë, ndërkaq nisi edhe një hetim si “rast i dyshuar spiunazhi”.

“Pëllumbi, që dyshohet të jetë stërvitur në Pakistan për spiunazh, ka një unazë me numra dhe shkronja”, tha një burim policie për Time of India.

“Megjithëse nuk ka sistem monitorues për zogjtë që fluturojnë përtej kufijve ndërkombëtarë gjatë migrimit, një unazë e koduar është gjetur në trupin e pëllumbit, dhe kjo ngjallë dyshimin, pasi zogjtë e tjerë nuk kanë unaza të tilla”, shtoi ai.

Përplasjet mes Indisë dhe Pakistanit vazhdojnë që të jenë të forta.

----- ----