Ballina Lajme nacionale Është paralajmëruar të mbyllet për vetura rruga “Xhorxh Bush”, kur do të...

Është paralajmëruar të mbyllet për vetura rruga “Xhorxh Bush”, kur do të ndodhë kjo?

13
SHPËRNDAJE

Kur do të mbyllen për vetura këto rrugë në Prishtinë?

Tashmë është bërë plani ideor për ndryshimet që do të bëhen në rrugën “Agim Ramadani”.

Muaji qershor ishte koha kur do të duhej të përfundonte faza e tenderimit dhe të fillonin punimet për realizimin e këtyre ndryshimeve.

Megjithatë, një gjë e tillë deri tash nuk ka ndodhur.

Edhe shndërrimi i rrugës “Xhorxh Bush” në shesh, pas testimit që iu bë vitin e kaluar, nuk është konkretizuar, njofton Klan Kosova.

Për arsyet e mosrealizimit të këtyre dy projekteve, televizioni ka provuar të marrë një përgjigje nga Komuna e Prishtinës, por për tre ditë rresht nuk e mori.

Por kurdo që punimet nisin, sipas një eksperti të komunikacionit, kjo do të sillte edhe më shumë kolona në kryeqytet.

-----