Ballina Lajme nacionale Është i rrethuar nga serbët, ky fshat në Kosovë nuk përjetoi gëzimin...

Është i rrethuar nga serbët, ky fshat në Kosovë nuk përjetoi gëzimin e 20 vjetorit të çlirimit

30
SHPËRNDAJE

Banorët e fshatit Çabër nuk e përjetuan gëzimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Të gjendur mes fshatrave serbe, e të harruar nga shteti, banorët e Çabrës së Zubin Potokut nuk panë arsye të festojnë. Ndonëse nuk festuan, ata emocionalisht e përjetuan gëzimin e 20 viteve nga çlirimi.

E para dy muajve në këtë fshat të banuar tërësisht me shqiptarë pati edhe incidente.

Aty kontrabandistët u përleshën me Policinë e Kosovës, ndërkaq që këtyre të fundit u dolën në ndihmë edhe banorët e fshatit.

Fshati shqiptar i veriut gjatë luftës Kosovës i dha edhe dëshmorë të cilët luftuan deri në vdekje për çlirimin e vendit.

Lajmi ka qëndruar në këtë fshat në veri të vendit, nga ku sjell rrëfimin e banorëve për jetën e tyre.

-----