Ballina Lajme nacionale Është gjetur drogë tek një I burgosur që ishte liruar përkohësisht

Është gjetur drogë tek një I burgosur që ishte liruar përkohësisht

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Shkup, 11 mars – Pas bastisjeve të kryera në një shtëpi dhe hapësirat ndihmëse në Komunën e Gazi Babës, janë gjetur 1806 ekstazi, drogë sintetike amfetamin dhe rreth gjysmë kilogrami marihuanë, të paketuara në disa paketime, si dhe peshojë për matje, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Bastisja e kryer, thonë nga MPB, është në bazë të urdhrit gjyqësor nga Gjykata penale Shkup ndërsa policia e privoi nga liria N.S.(42) nga Shkupi, I burgosur në INP Idrizovë, I cili ishte liruar përkohësisht.

Për veprën e kryer penale do të parashtrohet padi penale sipas nenit 215 nga Ligji penal, ndërsa personi do të dorëzohet në INP Idrizovë në vuajtje të dënimit me burg.

The post Është gjetur drogë tek një I burgosur që ishte liruar përkohësisht appeared first on KOHA.

---- ----
-----