Ballina Lajme nacionale Erjon Braçe nxjerr emrin: Ja prokurori që shiti përgjimet për BILD

Erjon Braçe nxjerr emrin: Ja prokurori që shiti përgjimet për BILD

46
SHPËRNDAJE

Zv.kryeministri Erion Braçe i tensionuar në studion e misionit “Open” teksa ka sulmuar prokurorët për nxjerrje të sekretit hetimor, lidhur me publikimin në media të disa përgjimeve nga dosja “339”, ka treguar edhe emrin e prokurorit që sipas tij ka nxjerrë përgjimet.

Sipas Braçes është Besim Hajdarmataj, prokurori që ka marrë në dorë dosjen dhe ka shpërndarë pjesë të saj. Braçe tha se ky i fundit nuk e ha hetuar materialin që ka marrë nga policia dhe prokurori i Kavajës Anton Martini.

I pyetur nga moderatorja në lidhje me përgjegjësinë politike të mazhorancës, Braçe është nxehur dhe ka sulmuar prokurorët, të cilët sipas tij kanë prodhuar CD mbi dosjen 339 dhe i kanë mbajtur në xhep për tu mbrojtur nga hetimi.

-----