Ballina Sport Erion Veliaj premton tjetër shpërblim për Tiranën nëse kualifikohet ndaj Crvena Zvezdës

Erion Veliaj premton tjetër shpërblim për Tiranën nëse kualifikohet ndaj Crvena Zvezdës

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Tirana arriti një sukses fantastik në takimin e parë të paraeliminatoreve të Champions League, duke mposhtur në transfertë ekipin e Dinamos së Tbilisit.

Ekipi bardheblu do të presë në raudin tjetër ekipin serb të Crvena Zvezdën, takim i cili do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Për të karikuar dhe më shumë skuadrën, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka premtuar një tjetër shpërblim për ekipin në rast kualifikimi.

“Shpërblyem me 150 milionë lekë ekipin e Tiranës, kalon së shpejti në Këshill Bashkiak.

Po fituan edhe me Crvena Zvezdën do miratojmë edhe një bonus tjetër sepse do të ishte historike. Përtej rivaliteteve që kemi, Farka, Tirana, Dinamo, Partizani, nëse një ekip shqiptar ecën lart duhet mbështetur,” shprehet Veliaj. (TemA)

---- ----
----
-----
-----