Ballina Lajme nacionale Erion Braçe vlerëson Top Story-n, për dokumentarin e vrasjes së Fatmir Xhindit

Erion Braçe vlerëson Top Story-n, për dokumentarin e vrasjes së Fatmir Xhindit

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

I ftuar në emisionin Open, Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe duke folur për krimet zgjedhore, u ndal edhe tek dokumentari i Fatmir Xhindit, i transmetuar në Top Story.

Braçe vlerësoi Top Story, duke thënë se ishte një dokumentar real, që flet sesi një deputet vritet përpara zgjedhjeve.

----

“Dje këtu është transmetuar një dokumentar tepër real, që shihet sesi është vrarë një deputet në pragun e shtëpisë. Ai është vrarë për arsye politike përpara zgjedhjeve.”- deklaroi Zv. Kryeministri, Erion Braçe.

Top Story përmes fakteve dhe intervistave, solli në këtë dokumentar Fatmir Xhindin, që në kohën kur shërbeu si mësues historie dhe drejtues i shkollës në Kurjan, karriera e tij e politike, mbështetja e fortë politike e deri në momentin e tij të vrasjes.

Dokumentari solli në vëmendje dhe provat e siguruara në momentin e vrasjes së tij dhe pistat e dyshimit, që u ngritën nga organet hetimore dhe familjarët, por që kurrë nuk çuan në identifikimin e autorit dhe zbardhjen e krimit.

Gazeta SHQIP

----- ----