Ballina Sport Eriksen nuk është penduar që u transferua tek Interi

Eriksen nuk është penduar që u transferua tek Interi

11
SHPËRNDAJE

Kalimi i Christian Eriksen-it tek Interi bëri goxha bujë. Danezi la Tottenhamin për t’u bërë pjesë e zikaltërve në Serinë A, por fillimi nuk ishte aspak në ashtu siç ai priste.

Eriksen thotë se kjo është koha më e vështirë që ka kaluar, ndërsa ka treguar se prej dy muajsh nuk e prek topin me këmbë, por bën vetëm vrap.

“Është një moment i vështirë për futbollin dhe për jetën në përgjithësi, ndaj shpresoj të kalojë sa më shpejt. Kam bërë vrap vazhdimisht, por më mungon topi, të cilin nuk e prek prej shumë ditësh”, tregoi futbollisti për mediat daneze.

Mesfushori shtoi se është i bindur se ka bërë zgjidhjen e duhur që firmosi me zikaltrit, ndërsa shtoi se vështirësitë e fillimit i kishte parashikuar, kjo për shkak se po përballej me një gjuhë, kulturë dhe mënyrë të re të të luajturit.

“Te Interi treguan më shumë dëshirë për të më marrë dhe nuk jam penduar aspak që zgjodha të transferohem te zikaltrit. Po përballem me një gjuhë të re, kulturë të re dhe mënyrë të re të të parit të futbollit, ndaj vështirësitë e fillimit i kisha parashikuar, por bashkë me trajnerin Conte, po punojmë shumë për t’u ambientuar sa më shpejt”, deklaroi Eriksen, duke shtuar ““E mendova të flas me Lukakun dhe Young, që të rri në shtëpinë e tyre për disa ditë, por më pas vendosa të shkoj në qendrën sportive të klubit, pasi do të ishte e vështirë të rrije si mysafir për shumë ditë”.

-----