Ballina Sport Eriksen këmbëngul: Kurrë nuk e kam kërkuar largimin nga Interi!

Eriksen këmbëngul: Kurrë nuk e kam kërkuar largimin nga Interi!

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, është rikthyer të flasë për sezonin që po kalon. Kujtojmë që në fillim, ish-ylli i Tottenham u la në stol nga trajneri Conte dhe në janar ai ishte pothuajse i larguar nga zikaltërit. Megjithatë, ndeshje pas ndeshje ai rifitoi besimin e Antonios dhe goli në Kupë kundër Milanit ishte qershia mbi tortë. Tashmë, në një intervistë për “TV2 Sport”, ai rikujton uljet e ngritjet e sezonit si dhe ngulmon se kurrë nuk e ka kërkuar largimin nga Milano.

 

“Ky është sezoni më i vështirë dhe më kërkues në karrierën time. Ka qenë sikur ngjitesha lart, por shkoja sërish poshtë vazhdimisht. Tani ndihem më mirë. Unë nuk kërkoja të arratisesha nga Interi, por doja të luftoja për vendin tim në ekip dhe këtë kam bërë gjithmonë. Isha i sigurt se nëse do të vinte shansi im, do ta shfrytëzoja në maksimum atë.

Ishte shumë e vështirë mendërisht. Unë erdha këtu për të luajtur futboll dhe kur nuk ju lejohet të luani, është disi e bezdisshme. Ndërkohë, jashtë fushe gjithçka është fantastike. Milano është një qytet i bukur dhe familja ime është përshtatur shpejt. Vetëm se mua më mungonte shumë fusha. Pata mundësinë të stërvitesha më shumë, meqë nuk luaja pothuajse fare”, deklaron danezi.

 

“Goli kundër Milanit? Isha pak me fat, ishte si një fillim i ri për mua. Njerëzit filluan të më shikonin me një sy tjetër. Jam përmirësuar shumë nga ndeshja në ndeshje dhe jam i lumtur që gjërat shkuan kështu. Mendoj se ajo goditje dënimi më ndihmoi shumë dhe ishte një provë se unë ende mund të luaj mirë futboll. Megjithatë, unë ndihem sikur kam ende shumë për të dhënë. Në këtë sezon zbulova se sa shpejt ndodhin gjërat në futboll. Tani le të shohim si do të shkojë aventura jonë e çfarë na ka rezervuar e ardhmja”, përfundon Eriksen. /abcnews.al

The post Eriksen këmbëngul: Kurrë nuk e kam kërkuar largimin nga Interi! appeared first on Abc News.

---- ----
-----