Ballina Sport Eriksen: Isha shumë afër largimit nga Interi, tani ka ndryshuar gjithçka

Eriksen: Isha shumë afër largimit nga Interi, tani ka ndryshuar gjithçka

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Christian Eriksen erdhi te anteri në janarin e vitit të shkuar me shumë bujë si një nga lëvizjet më të mëdha, por fillimi për të ishte shumë i vështirë. Shumë pak ndeshje në gjashtë muajt e parë dhe më pas keqkuptime me trajnerin Conte.

Mediet flisnin çdo ditë e më shumë për largimin e tij në merkaton e verës, por më pas drejtori Marotta bllokoi gjithçka. Në këto kushte Conte i gjeti një rol më difensiv mesfushorit, që rezultoi të ishte lëvizja e duhur. Pas kësaj Eriksen luajti rregullisht dhe tashmë është i bindur për qëndrimin.

“Tani jam shumë i lumtur me trajnerin Antonio Conte. Gjashtë muaj më parë kishte shumë shanse të lija klubin dhe të largohesha, por tani ka ndryshuar gjithçka… dhe dua të qëndroj. Nuk e di nëse ai do qëndrojë te Inter apo jo, i takon atij dhe drejtuesve, do vendosin së bashku”, tregon danezi. /abcnews.al

The post Eriksen: Isha shumë afër largimit nga Interi, tani ka ndryshuar gjithçka appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----