Ballina Lajme Bota/Rajoni Erdogan viziton qytetin “fantazmë” në Qipron Veriore, çfarë fshihet pas lëvizjes së...

Erdogan viziton qytetin “fantazmë” në Qipron Veriore, çfarë fshihet pas lëvizjes së presidentit

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti turk Tayyip Erdogan vizitoi gjatë ditës së diel Varoshan, një qytet bregdetar në Qipron Veriore.

Kjo pasoi ndërhyrjen ushtarake të Turqisë, e cila pushtoi në atë kohë pjesën më të madhe të Varoshas.

Vetëm Ankaraja e njeh Qipron Veriore si një shtet të pavarur dhe ajo nuk ka marrëdhënie diplomatike me qeverinë e Qipros, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian.

Shoqëruesi i Erdoganit ishte Presidenti i Qipros Veriore Ersin Tatar, i cili fitoi zgjedhjet e muajin e kaluar. Pak përpara zgjedhjeve të muajit të kaluar, Ankara mbështeti rihapjen e pjesshme të Varosha, një veprim i kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe Qiprio.

Gjatë vizitës Erdogan nxiti greket qipriotë që t’i drejtohen Komisionit të Pasurive të Paluajtshme në palën turke për të regjistruar pronat e tyre në Varosha.

“Tani me aktivizimin e Komisionit të Pronave të Paluajtshme, njerëzit në jug mund të apelojnë në lidhje me situatën e pronave të tyre, dhe pasi të paguhet çmimi, ato vende do të gjejnë pronarët e tyre dhe ky problemi zgjidhet”, u shpreh presidenti turk.

Erdogan gjithashtu bëri thirrje për një zgjidhje të barabartë “dy shtetesh” dhe tha se Turqia dhe Qiproja Veriore nuk do të tolerojnë më “lojëra diplomacie” teksa vendi ndodhet në një mosmarrëveshje ndërkombëtare mbi të drejtat për burimet natyrore në Mesdheun Lindor.

---- ---- ----
-----