Ballina Lajme Bota/Rajoni Erdogan tërbohet me presidentin francez: Macron, ky provokator e i paturp!

Erdogan tërbohet me presidentin francez: Macron, ky provokator e i paturp!

67
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti turk Erdogan tha se deklarata e Macron-it rreth krizës së pretenduar të Islamit nuk është vetëm mosrespektim, por edhe një provokim i hapur.

“Deklarata e Macron se Islami është në krizë, të cilën ai e tha në një qytet kryesisht musliman, shkon përtej mosrespektimit dhe është një provokim i hapur,” tha Erdogan në një fjalim para pjesëmarrësve të Xhamisë dhe Javëve Fetare në Kongresin Kombëtar të Bastepe dhe Qendrën Kulturore në Ankara.

Macron njoftoi të premten një plan të diskutueshëm për, sipas tij, ristrukturimin e Islamit, duke pretenduar për “separatizën islamik” në Francë dhe Edrogan tha se është e turpshme dhe e vrazhdë të flasësh për strukturimin e Islamit.

Presidenti turk Erdogan gjithashtu tha se sulmimi i muslimanëve është bërë mjeti më i rëndësishëm për politikanët evropianë për të mbuluar dështimet e tyre.

Duke i bërë thirrje homologut të tij francez Macron të mos pretendojë të jetë një lloj guvernatori kolonial, por të veprojë me përgjegjësi, Erdogan tha se në shumë vende perëndimore, racizmi dhe islamofobia mbrohen dhe sponsorizohen nga vetë shtetet.

---- ----
----
----- ----
-----