Ballina Lajme Bota/Rajoni Erdogan, Putin dhe Vuçiç bëhen bashkë, projekti që bashkoi tre liderët

Erdogan, Putin dhe Vuçiç bëhen bashkë, projekti që bashkoi tre liderët

57
SHPËRNDAJE

Vladimir Putin, mori pjese në ceremoninë e inagurimit të gazsjellësit “Rrjedha Turke”, ku ishte i ftuar nderi në krah të presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka kohë që kërkon të kthejë vendin e tij në një qendër energjetike. Në rreshtin e parë, pranë Erdoganit qëndronte dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, që më vonë do të takohet edhe me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov. Rrjedha Turke është një projekt për të cilin është punuar prej 5 vjetësh tashmë dhe ka një kosto prej afro 8 miliardë dollarësh.

Gazsjellësi do të transportojë gazin rus në Turqi, me gjysmën e vëllimit që rrjedh më tej në Ballkan dhe Europën Qendrore, përfshirë Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë. Ky projekt është pjesë e qëllimit afatgjatë të Rusisë për të zvogëluar ose përfunduar tranzitin e gazit përmes Ukrainës. Tubacioni i ri shihet praktikisht si pasardhës i Rrjedhjes Jugore, ndërtimi i së cilës u braktis nga Moska dhjetorin e vitit 2014 sepse nuk arriti të respektonte rregullat e Bashkimit Europian. Këto rregulla e bënin të qartë se një kompani nuk mund të zotërojë edhe gazin, edhe tubacionin.

“Rrjedha turke“ ka shkaktuar që tani shqetësime për shkak të vendimit që Agjensia serbe e Energjisë mori në 5 mars të 2019-tës, duke e përjashtuar tubacionin e ri nga rregullat e BE-së dhe duke mos përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komuniteti i Energjisë si një organ rregullator europian.

-----