Ballina Lajme Bota/Rajoni Erdogan kërcënon përsëri: Nuk jemi mysafirë në Mesdhe, por pronarë

Erdogan kërcënon përsëri: Nuk jemi mysafirë në Mesdhe, por pronarë

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i është drejtuar sërish me një mesazh Greqisë.

“Turqia është një vend mesdhetar. Ne nuk jemi mysafirë, por pronarë,” tha ai, duke folur në një konferencë në Stamboll.

Ne jemi pro paqes dhe bashkëpunimit, por kundër asaj që është bërë. Problemi në Mesdhe mund të zgjidhet me bashkëpunimin e të gjitha vendeve.

Nuk do të ketë paqe në Mesdheun Lindor, në çdo përpjekje që lë anash Turqinë dhe Turqit Qipriotë,” shtoi ai.

Më tej presidenti turk u shpreh se ka interesa ekonomike prapa provokimeve në Mesdheun Lindor. “Disa e kanë kthyer Mesdheun në një varrezë refugjatësh“, shtoi ai

Duke folur për përshkallëzimin ushtarak në orët e fundit në rajonin e Nagorno-Karabakh midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, presidenti turk theksoi se Armenia duhet të tërhiqet menjëherë nga territoret e Azerbajxhanit.

---- ----
----
----- ----
-----