Ballina Lajme nacionale Erdoğan falënderoi Kosovën, Shqipërinë e vendet tjera mike

Erdoğan falënderoi Kosovën, Shqipërinë e vendet tjera mike

17
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot falënderoi Kosovën, Shqipërinë dhe vendet tjera, të cilat u shprehën të gatshme për të ndihmuar pas tërmetit që e goditi dje Izmirin.

“Unë do të doja të falënderoja të gjitha vendet mike për tërmetin e Izmirit, të cilët thanë se ishin të gatshëm të ndihmonin duke përcjellë mesazhin e tyre të ngushëllimit dhe të shërohen së shpejti.”, shkroi ai në Twitter.

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39. Sipas TRT Haber, 243 persona po trajtohen, ndërsa tetë prej tyre janë në kujdes intensiv. Një tërmet i fuqisë 6.6 ballë të Rihterit ndodhi dje në Detin Egje, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit./21Media

 

The post Erdoğan falënderoi Kosovën, Shqipërinë e vendet tjera mike appeared first on RTV21.

-----