Ballina Sport “Erdhi si shpëtimtar dhe bën gafa fatale”, ish-bavarezi “kryqëzon” Mustafin

“Erdhi si shpëtimtar dhe bën gafa fatale”, ish-bavarezi “kryqëzon” Mustafin

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Schalke 04 pësoi humbjen e radhës ditën e sotme, kur u turpërua nga Ëolfsburg me shifrat 5-0. Ditë e errët për Shkodran Mustafin, i cili shënoi autogol dhe gaboi në vendosje në pjesën tjetër të golave të “Ujqërve”.

Pas ndeshjes dardani ishte në qendër të kritikave të specialistit të futbollit dhe ish-mesfushori i Bayern, Liverpool e Manchester City, Dietmar Hamann. Ai ka kritika të ashpra për Mustafin.

“Shoh Mustafin: ai vjen, luan rol kryesor në largimin e trajnerit dhe më pas përfshihet në çdo gol të pësuar në Ëolfsburg. Ai nuk luajti te Arsenal për një vit. Ka një arsye për këtë. Erdhi si shpëtimtar, por tani mund ta shihni pse nuk ka luajtur për një vit”, u shpreh Hamann. /abcnews.al

The post “Erdhi si shpëtimtar dhe bën gafa fatale”, ish-bavarezi “kryqëzon” Mustafin appeared first on Abc News.

---- ----
-----