Ballina Showbiz Era sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

Era sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

18
SHPËRNDAJE

Era Istrefi sot ka mbushur 25 vjet.

Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi sot feston ditëlindjen. Ylli i hitit “Bon bon” sot i bëri 25 vjet, shkruan rtv21.

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja pritet që të marrë urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa të shumtë. Era ka arritur të debutojë në skenën ndërkombëtare me këngën “Bon Bon” e cila është e interpretuar në gjuhën shqipe.

Ky projekt i lansuar në fund të vitit 2015 i ka hapur rrugë për nënshkrimin e një kontrate me kompaninë gjigante Ultra Music. Qysh nga atëherë Era ka punuar për projekte ndërkombëtare, duke mos e mohuar asnjëherë origjinën nga vjen e duke u ndjerë krenare që është shqiptare.

“Redrum” ishte projekti i dytë ndërkombëtar duke pasuar me bashkëpunimin me French Montana në këngën “No I love yous”.

Tutje Era ka vazhduar me publikimin e “Origam” ndërsa siç e ka cekur vetë ajo, kënga e “Kupës së Botës 2018” është nënvizimi i dytë në karrierën e saj pas “Bon Bon”.

“Sayonara” është projekti i fundit i Erës, në bashkëpunim me reperin rus Allj, i publikuar më 21 qershor, i cili deri tani në Youtube numëron mbi 1 milion klikime.

-----