
Performanca e Erës në “Air Albania Stadium”.
Këngëtarja e njohur shqiptare , Era Istrefi, mbrëmë ka performuar në inaugurimin e “Air Albania Stadium” në Tiranë, shkruan rtv21.
Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi të cilën e ka shkrepur dje në stadium.
“Oh sa mirë me kon unë”, ka shkruar Era krahas fotografisë.
Loja e parë debutuese në stadiumin e ri u zhvillua ndërmjet Shqipërisë dhe Francës.
Shqipëria ka mbyllur me humbje kualifikimet në Euro 2020, pasi u mposht nga Franca me rezultat 0-2.