Ballina Lajme Bota/Rajoni Enveri Hoxhaj (jo idhulli i tij), gati për duel me Albinin

Enveri Hoxhaj (jo idhulli i tij), gati për duel me Albinin

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Siç dhe mund të pritej, PDK me kreun e saj në Hagë, Kadri Veselin, por dhe Thaçin si ish-themelues dhe lider i saj, ka nxjerrë emrin e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministrër në zgjedhjet e pritshme të Kosovës.

Tre ditë më parë, Kushtetuesja e Kosovës shpalli si jolegjitime qeverinë “Hoti”, e kjo pas një padie të VV-së, e cila gjuajti një kleçkë ligjore në procesin e votimit në parlament, pikërisht te vota e deputetit Etem Arifi. Vota e këtij të fundit, ligjërisht është cilësuar e pavlefshme, gjë që çoi në pavlefshmërinë e qeverisjes aktuale të Kosovës.

Tashmë, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, e kjo pas më shumë se një muaji, ndonëse data nuk është caktuar akoma.

Në një konferencë për media, Uran Ismajli nga kjo parti, ka thënë se Hoxhaj, përpos karrierës së tij akademike, ai ka një përvojë të gjatë institucionale e politike.

“Ai ka punuar gjatë dhe afër me dy burrështetasit që sot nuk i kemi këtu, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, duke realizuar aspiratat e qytetarëve për pavarësi dhe shtet-ndërtim”, tha Ismajli.

Aktualisht, Hoxhaj është duke ushtruar detyrën e kryetarit të PDK-së pasi Kadri Veseli ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, për t’u përballur me Specialen në Hagë.

Kujtojmë se Enver Hoxhaj ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm të Kosovës pak vite më parë.

Ai është një emër i papërfolur në politikën kosovare.

Me një staturë më tepër akademike, atij do i duhet të imponohet si figurë e fortë politike, pasi përballë do të ketë, si rival të fortë, Albin Kurtin e VV.

Nga ana tjetër, LDK ende nuk ka vendosur se me cilin emër do hyjë në garë.

---- ----
----
----- ----
-----