Ballina Lajme nacionale Enver Hoxhaj ironizon me partitë që kanë vija të kuq për PDK-në

Enver Hoxhaj ironizon me partitë që kanë vija të kuq për PDK-në

19
SHPËRNDAJE

Psa dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të disa zyrtarëve të partive politike në Kosovës se kanë vija të kuqe ndaj PDK-së.

Hoxhaj me këtë rast tha se ata që flasin për vijat të kuqe ndaj Partisë Demokratike i frikësohen humbjes.

Ja postimi i plotë:

Kur dikush flet për vijat e kuqe në mes të partive politike në Kosovë dhe i referohet PDK-së, duhet ta ketë të qartë një gjë: ka dy nivele të mospranimit të tjetrit në politikë.

I pari është mospranimi i një partie ku për çfarëdo arsye e besimi ideologjik mbetet përherë në opozitë dhe niveli i dytë i mospranimit është mos kalimi i pragut zgjedhor dhe frika nga humbja.

Kjo e fundit i ka tmerruar partitë pa gjasa në zgjedhje.

-----