Ballina Showbiz Engjëllusha duket si ‘kukull’, vesh fustanin më të bukur

Engjëllusha duket si ‘kukull’, vesh fustanin më të bukur

16
SHPËRNDAJE

Engjëllusha Salihu vesh fustanin më të bukur.

Engjëllusha Salihu është ndër këngëtaret më të reja që po i shkon shumë mirë muzika dhe menaxhimi i saj.

Në fillim u njoh si vajza e Shyhrete Behluli, mirëpo me të dëshmuar talentin e saj në këndim dhe në duete ia ka dalur që të dalë nga hija e së ëmës, shkruan Kosovarja.

Engjëllusha tani ngado që po merr pjesë po ia arrin t’ia dalë mbanë, dhe të rezultojë e suksesshme në secilën pjesëmarrje të saj.

Engi, përveç përkushtimi në profesionin e saj, po mundohet që të jetë gjithmonë përpara me modën dhe trendet e reja.

Aq bukur di ti zgjedhë veshjet dhe të bëjë kombinime në trupin e saj, sa çdo herë shfaqet e bukur dhe e zonja, ashtu edhe sikur me këtë fustan të zi që po duket porsi një princeshë, sa mund të cilësohet si fustani më i bukur që ka veshu deri më tani.