Ballina Sport Ëndrra e Pandevit: Për të luajtur në Evropian, i jap të gjithë...

Ëndrra e Pandevit: Për të luajtur në Evropian, i jap të gjithë trofetë që kam fituar

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Të luash në një kampionat evropian është ëndrra e çdo futbollisti. Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, beson shumë se kombëtarja e tij do të arrijë që të luajë në këtë kompeticon.

Por pikë së pari duhet që të kalojë pengesën Kosovë. 36-vjeçari Goran shprehet se është i gatshëm të falë të gjithë titujt gjatë karrierës për të jetuar një ngjarje të madhe duke përfaqësuar vendin e tij.

----

“Unë kam qenë në ekipin kombëtar për shumë vite dhe kjo që kemi tani, miqësia nuk ka qenë më parë. Unë i jap të gjithë trofetë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian”, u shpreh Pandev.

Pandev në sezonin 2009-2010 ishte pjesë e Interit të famshëm të Jose Mourinhos që fitoi tripletën, madje ishte një titullar fiks i zikaltërve edhe pse u bë pjesë e tyre vetëm në muajin janar të 2010-ës.

----- ----