Ballina Lajme nacionale Endrit Shala nuk ndalet, i punësohet edhe këshilltari i tretë në MTI

Endrit Shala nuk ndalet, i punësohet edhe këshilltari i tretë në MTI

70
SHPËRNDAJE

Nuk ka kush e ndal Endrit Shalën, i punësohet edhe këshilltari i tretë në MTI.

Punësimet partiake nga radhët e partisë së Fatmir Limajt në institucionet publike nuk kanë të ndalur.

Punësimet partiake nuk po ka kush t’i ndalë. Ministritë që udhëhiqen nga Nisma Socialdemokrate janë mbushur plotë me militant dhe familjarë të kësaj partie. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala po i punëson një nga një të emëruarit politik të tij në ministrinë që ai e drejton. Së fundmi, në MTI është pranuar në punë edhe këshilltari i tretë i ministrit Shala, Arian Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Krasniqi i cili është djali i vëllait të Jakup Krasniqit ka dalë si më i miri në konkursin ‘Zyrtar i lartë për standard dhe cilësi të turizmit’.

Sipas rezultatit të konkursit, ai ka fituar 77.55 pikë, ndërkohë nuk dihet sa persona kanë garuar për këtë pozitë. Por, nëse gjithçka do të shkojë mirë, pas 30 ditëve këshilltari politik i Shalës do të jetë nëpunës i karrierës (përhershëm).

Zyra për informim e MTI-së nuk ka dashur të deklarohet lidhur me këtë rast.

Lajmi net ditë më parë ka raportuar edhe për punësimin e dy këshilltarëve politik të ministrit Shala, në MTI si nëpunës të karrierës. Bëhet fjalë për këshilltarët, Nysret Vojvoda dhe Sahit Svirca. Ata pjesë e strukturave të partisë së ministrit Shala. Svirca u punësua në mars të këtij viti, në konkursin ‘Inspektor i tregut’. Ndërsa, Vojvoda është punësuar në maj në konkursin e hapur për pozitën “Zyrtar i lartë për zhvillim dhe monitorim të zbatimit të projekteve”.

Lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga MTI-ja lidhur me atë nëse ka pasur ndikim nga ana e ministrit në këtë punësim, por zyra për informim e kësaj ministrie nuk ka kthyer përgjigje.

Para pak ditëve, me konkurs të rregullt është punësuar edhe kryetari i degës së Nisma-s, në degën “Kodra e Trimave”, Sahit Svirca, i cili po ashtu ka qenë këshilltar i ministrit Endrit Shala. Ai ishte pranuar në punë në pozitën ‘Inspektor i tregut’, në muajin mars.

Punësime partiake e familjare kanë ndodhur edhe në konkurse tjetra në këtë ministri.

Por, njëri prej rasteve më të dyshimta mbetet edhe ai i punësimit të dy anëtarëve të strukturave të Nismës në Fushë Kosovë që u punësuan në Ministrinë e Punës. Leutrim Zabelaj, i cili është sekretar i degës së Nisma-së në Fushë Kosovë, është përzgjedhur si më i miri në konkursin “Zyrtar i Lartë Ligjor” në MMPS. Edhe bashkëpartiaku i tij në Fushë Kosovë që është nënkryetar i degës së Nisma-së në këtë komunë, Naim Bogujevci është përzgjedhur si më i miri në konkursin për “Zyrtar për Pensione”. Ai ka qenë edhe prijës i listës për asamblistë në Fushë Kosovë në zgjedhjet e vitit 2017. Zabelaj është përzgjedhur më 24 prill, kurse Bogujevci dy ditë me herët se ai. Të dy janë përzgjedhur si drejtues të Nisma-së në Fushë Kosovë në të njëjtën ditë.

Punësime të shumta kanë ndodhur edhe në Ministrinë e Arsimit që drejtohet nga kjo parti.

Sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, mohimi i kushteve të barabarta në punësime është vepër penale.

“Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me nr. 04/L-082 i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Neni 222. Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë. Kushdo që ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”, thuhet në Kushtetutën e Kosovës.

-----