Ballina Lajme nacionale Ende pa u tharë boja e stilolapsit të Metës, shtyrja e zgjedhjeve...

Ende pa u tharë boja e stilolapsit të Metës, shtyrja e zgjedhjeve në Fletoren Zyrtare

29
SHPËRNDAJE

Kanë kaluar vetëm dy ditë zyrtare pune dhe dekreti i ri për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit është botuar në Fletoren Zyrtare, një kopje të së cilës e disponon edhe “Gazeta Shqip”.

Presidenti Meta dhe stafi i tij janë kujdesur maksimalisht që sa më shpejt të jetë e mundur dekreti të botohet në Fletoren Zyrtare dhe të shpërndahet me shpejtësi sipas ligjit në të gjitha institucionet publike të vendit.

Debatet dhe diskutimet për ligjshmërinë janë ende në tryezë, por kjo nuk e ka penguar kreun e shtetit që të vendosë anulimin e zgjedhjeve në kohën kur edhe Gjykata Kushtetuese, që do të çmonte ligjshmërinë mungon.

Në kulmin e këtij debati sytë janë drejtuar tashmë tek séance plenare së enjtes, kur për një afat kohor prej 5 orësh do diskutohet shkarkimi i Presidentit Meta, një procedurë e inicuar nga shumica parlamentare.

----- ----- ----- -----