Ballina Lajme nacionale “Ende ka mundësi për marrëveshje me VV-LDK”

“Ende ka mundësi për marrëveshje me VV-LDK”

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nuk është arritur ende marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së.

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se pranoi se formimi i një qeverie të pakicës nga LVV do ta pengonte zhvillimin e punëve. Megjithatë ajo tha se Vetëvendosje e ka obligim që të formojë institucionet .

“Kjo nuk është dëshira jonë, dëshira jonë ka qenë që të qeverisim bashkë me LDK-në. Por që për të qeverisur bashkarisht duhet të jetë një vullnet i përbashkët.”, tha Nagavci.

Ajo tutje e u shpreh optimiste për një koalicion me LDK-në. “Ka akoma mundësi, ka akoma kohë, ka vullnet nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, uroj që e njëjti vullnet të jetë edhe nga ana e LDK-së.”, deklaroi Arbërie Nagavci.

Kujtojmë se më 26 nëntor u konstitua Kuvendi i Kosovës, por pa një marrëveshje paraprake me LDK. Kryetar i Kuvendit u zgjodh, Glauk Konnjufca nga Vetëvendosje, , përcjell portali rtv21.tv.

Mospajtimet ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së janë për shkak të ndarjes së posteve veçanërisht për postin e presidentit.

Dje, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje me Vetëvendosjen, LDK do ta votojë qeverinë e VV-së, por që do të qëndrojë në opozitë.

---- ----
----
-----
-----