Ballina Lajme nacionale Ende asnjë rezultat për 55-vjeçarin që u zhduk në Batllavë

Ende asnjë rezultat për 55-vjeçarin që u zhduk në Batllavë

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Katër ditë kërkim, ende asnjë rezultat për 55-vjeçarin që u zhduk në Batllavë.

U bënë katër ditë që një 55-vjeçar me inicialet Sh.Sh., nga Obiliqi është zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Ndërkaq edhe sot ekipet e FSK-së, vazhdojnë kërkimin për gjetjen e tij.Rasti ka ndodhur gjatë ditës së diel, rreth orës 15:30.

Familjarët e 55-vjeçarit, emri i tij i njohur për redaksinë, kanë thënë për Telegrafin se të dielën ata kishin shkuar për pushim në Batllavë.

Sipas tyre, Sh.Sh., së bashku me disa persona të tjerë të familjes kishin dalë me dy varka në liqe.

Ata ishin futur në ujë për t’u freskuar, dhe pas një kohe kur po notonin, papritur ishte zhdukur 55-vjeçari.

“Babai ka ditur të notojë shumë mirë, madje të gjithëve na ka mësuar të notojmë kur ishim të vegjël”, ka thënë njëri nga fëmijët e tij.

Edhe pse pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ), që nga dita e parë janë duke kërkuar për gjetjen e tij, familjarët kërkojnë që të rriten kapacitetet e kërkimit.

“Po, ne e dimë që FSK, me kapacitetet që ka është duke kërkuar vazhdimisht për gjetjen e babit tonë, por u bënë katër dite dhe ne po shpresojmë që të rriten kapacitetet e kërkimit edhe nga të tjerët që e njohin këtë punë”, kanë thënë nga FSK-ja.

Familjarët falënderojnë të gjithë personat, ekipet e ndryshme të cilët po ndihmojnë në këtë proces për gjetjen e tij.

---- ----
----
----- ----
-----