Ballina Sport Emra të rinj te Shqipëria e Rejës, Bushi “merkato” te Fulhami për...

Emra të rinj te Shqipëria e Rejës, Bushi “merkato” te Fulhami për Shpresat

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nedim Bajrami ka marrë shtetësinë shqiptare. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kërkesën e Ministrisë së Brendshme dhe tani mesfushori i Empolit do të marrë edhe pasaportën shqiptare, për të qenë nën urdhrat e trajnerit Edy Reja për ndeshjet me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon.

Bajramin trajneri italian e donte me ngulm në skuadër, pasi në mesfushën e kuqezinjve nuk ka lojtarë me karakteristikat e tij. Më parë ai ka luajtur me Zvicrën U21 dhe tani ka pranuar të përfaqësojë Shqipërinë me dëshirën më të madhe.

Një tjetër risi në listën e kombëtares do të jetë Mario Mitaj. Mbrojtësi i majtë, i cili është pjesë e AEK, e ka marrë ftesën për të qenë pjesë e Shqipërisë për herë të parë, pas aktivizimit të tij në ekipin e Alban Bushit.

Edhe Shqipëria U21 përforcohet me një element të ri. Adrion Pajaziti, i cili është vetëm 18 vjeç dhe aktivizohet me Fulham U23 rregullisht, ka marrë shtetësinë shqiptare dhe do të jetë në listën e Bushit për grumbullimin e këtij muaji. /abcnews.al

 

Dekreti per dhenien e shtetesise per Pajazitin dhe Bajramin

The post Emra të rinj te Shqipëria e Rejës, Bushi “merkato” te Fulhami për Shpresat appeared first on Abc News.

---- ----
-----