Ballina Lajme nacionale Emisari i Trump mbështet mbajtjen e seancës plenare për mocionin ndaj qeverisë...

Emisari i Trump mbështet mbajtjen e seancës plenare për mocionin ndaj qeverisë Kurti

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi nga Shtëpia e Bardhë, Richard Grenell, mbështet mbajtjen e seancës plenare ditën e nesërme, ku do të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Grenell shpërndau postimin e ambasadorit Philip Kosnett në rrjetin social Twitter ku Kosnett ishte shprehur se ishte i kënaqur që po mbahet kjo seancë.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit. Siç i kam thënë kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, shkroi Kosnett.

Kurse shtetet e BE-së përmes ambasadave të tyre kanë kërkuar që të mos votohet mocioni i mosbesimit derisa të përfundoj situata me pandeminë.

---- ---- ----
-----