Ballina Lajme nacionale Emisari i Trump: Bashkëpunimi Kosovë-Serbi ndaj COVID-19 është inkurajues

Emisari i Trump: Bashkëpunimi Kosovë-Serbi ndaj COVID-19 është inkurajues

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Emisari i posaçëm i Sekretarit të Shtetit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer mendon se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë për të luftuar pandeminë e COVID-19 është inkurajues.

“Mendoj se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është vërtetë inkurajues”, tha Palmer për VOA duke shtuar “Ky është një lajm i rrallë i mirë në këtë situatë. Tregtia është rritur, ekziston bashkëpunimi në shëndetësi. Besoj që Kosova dhe Serbia, të dyja, janë sistemin e ‘korridorit të gjelbër’. Në të vërtetë, mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në korridore të gjelbra (në kuadër të Marrëveshjes CEFTA), i cili do të duhej ta lehtësojë dhe përshpejtojë shkëmbimin e ushqimit dhe barërave në këtë krizë. Kështu që është inkurajuese të shihet se si Kosova dhe Serbia po gjejnë pikat e përbashkëta dhe bashkëpunimin për ta tejkaluar kërcënimin e përbashkët”.

----

Kosova më herët ka vendosur që të heqë taksën 100% për produktet serbe dhe boshnjake.

----- ----