Ballina Lajme nacionale Emisari i BE-së i zhgënjyer me vendimin e qeverisë/ Përgjigjet Kurti: Njësoj...

Emisari i BE-së i zhgënjyer me vendimin e qeverisë/ Përgjigjet Kurti: Njësoj sikur të na mohohen të drejtat tona sovrane

71
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, reagoi pas kritikave të përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili kërkoi që të largohen menjëherë masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë në mbledhjen e së shtunës nga qeveria e Kosovës.

Kurti u shpreh se të refuzosh parimin e reciprocitetit të vendosur nga qeveria është njësoj sikur t’ia mohosh Kosovës që të ushtrojë të drejtat si një shtet sovran.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit për Republikën e Kosovës është njëjtë sikur t’i mohosh të drejtën për të ushtruar të drejtat e veta sovrane”, shjroi Kurti.

Kryeministri në detyrë shtoi se Serbia duhet ta shohë Kosovën si partner të barabartë në çdo tavolinë dialogu.

“Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”.

Sot, Lajçak shprehu zhgënjimin për vendimin e qeverisë me një status.

“I zhgënjyer për masat e reja të reciprocitetit, të vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme e minojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të largohen menjëherë. Siç është thënë vazhdimisht, ne presim që të dyja palët në dialog t’i zbatojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet e kaluara”.

-----