Ballina Sport Elseid Hysaj te PSG? Pochettino e Leonardo “ngrijnë” shkodranin

Elseid Hysaj te PSG? Pochettino e Leonardo “ngrijnë” shkodranin

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Elseid Hysaj është lakuar si një opsion për të kaluar te PSG, por shanset janë që të mos ndodhë dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare të luajë sërish në Serie A, ku skuadra si Roma dhe Fiorentina po interesohen për të.

Kampionët në fuqi të Francës, sipas asaj që raporton Le Parisien, duan të marrin një njohje të vjetër. Bëhet fjalë për Serge Aurier, i cili është pjesë e Tottenham dhe trajneri Mauricio Pochettino.

Te PSG janë të gjithë dakord, edhe Leonardo e presidenti Nasser Al-Khelaifi. Futbollisti 28-vjeçar ka qenë në listën e objektivave edhe në verë dhe tani klubi francez do tentojë ta blejë me hapjen e merkatos dhe ta rikthejë në skuadër.

Aurier ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022. Ai ka qenë pjesë e PSG, që e shiti te londinezët verën e vitit 2017 për 25 milion euro. Tani nuk dihet se sa kërkon Tottenham për kartonin e tij. Klubi anglez, në rast se nuk rinovon me të, është i detyrua ta shesë. /abcnews.al

 

Aurier dhe Mourinho

The post Elseid Hysaj te PSG? Pochettino e Leonardo “ngrijnë” shkodranin appeared first on Abc News.

---- ----
-----