Ballina Sport Elseid Hysaj gjithnjë e më afër Milanit, dy janë shkaqet kryesore

Elseid Hysaj gjithnjë e më afër Milanit, dy janë shkaqet kryesore

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Elseid Hysaj është gjithnjë e më afër Milanit. Mbrojtësi shkodran do të largohet me parametra zero nga Napoli në fund të sezonit. Agjenti Giuffredi i ka propozuar kuqezinjve lojtarin shqiptar dhe në Milano po tundohen nga kjo ide.

Dy janë shkaqet: fakti që nuk do të shpenzohet asnjë cent për shërbimet e tij dhe aftësia e Hysajt për të luajtur në të dy krahët. Te Milani janë njohur me pretendimet financiare të lojtarit dhe GDS raporton se  drejtuesit e “Djallit” po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë.

Në garë për Hysajn janë edhe Roma e Lazio. Dy klubet e kryeqytetit e pëlqejnë lojtarin e kombëtares shqiptare, por dëshira e madhe e këtij të fundit është transferimi te Milani, klub ku nuk ka luajtur kurrë më parë një shqiptar. /abcnews.al

The post Elseid Hysaj gjithnjë e më afër Milanit, dy janë shkaqet kryesore appeared first on Abc News.

---- ----
-----