Ballina Lajme Bota/Rajoni Eliminimi VS Shtypje është kthyer në luftën e ftohtë të Covid-19

Eliminimi VS Shtypje është kthyer në luftën e ftohtë të Covid-19

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga Laura Spinney, The Guardian

Një vit më parë, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një raport që tregonte se qyteti  me 11 milion banorë në Kinë ku ishte përhapur një virus vdekjeprurës ndodhej në karantinë totale,  epidemiologu Michael Baker supozoi se organi ndërkombëtar do të këshillonte pjesën tjetër të botës të ndiqte shembullin e Kinës.

Kur për habinë e tij, kjo gjë nuk ndodhi, ai vendosi që Zelanda e Re të vepronte sipas mënyrës  së saj  dhe të ndiqte një strategji të fortë izolimi. Më 23 Mars, Zelanda e Re u mbyll dhe shtatë javë më vonë,  vendi nuk kishte raportuar asnjë rast me virus.

Kohët e fundit, Baker është përpjekur të bindë vendet e tjera që nuk është kurrë vonë për të kaluar në një strategji eliminimi dhe se do të jetë më mirë për ta në planin afatgjatë – edhe tani që vaksinat po shpërndahen gjerësisht.

Ai vlerëson se rreth një e katërta e popullsisë së botës tani po jeton nën strategji eliminimi dhe ky numër mund të rritet. Europa po shqyrton një politikë “pa Covid”, ndërsa John Nkengasong, shefi  i Qendrës  për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Afrikë, sugjeron të njëjtën strategji.

Pjesa tjetër e botës po ndjek një strategji zbutjeje dhe shtypjeje, sipas së cilës njerëzit  do të duhet të jetojnë me Covid-19 dhe për këtë arsye duhet të mësojmë ta menaxhojmë atë – duke synuar imunitetin e tufës.

Ai që ka mbështetur gjerësisht këtë qasje është kryedemiologu suedez, Anders Tegnell, i cili tha javën e kaluar se eliminimi i virusit ishte një ëndërr e madhe për pjesën më të madhe të botës .

Nëse strategjia dështon, vendi do të duhet t’i kthehet strategjisë së shtypjes  gjithsesi, por popullsia do të kishte paguar një çmim shumë më të lartë. Dhe kështu bota është ndarë në dy pjesë, me secilin bllok që operon sipas një serie të ndryshme supozimesh.

Një bllok supozon se Covid-19 mund të eliminohet, tjetri që nuk mundet. Ky i fundit mendon se i pari po ndjek një utopi të pamundur. I pari mendon se utopia mund të arrihet nëse vetëm të gjithë bashkohen.

Epidemiologët ndërtojnë supozime në modelet e tyre kur ka pasiguri – ku atyre u mungojnë të dhënat.  Supozimet që bëhen kur shfaqet një sëmundje e re nxirren nga përvoja e sëmundjeve të tjera.

Para se të shfaqej Covid-19, shumica e planeve të reagimit pandemik në botë ishin parashikuar nga gripi, sepse gripi ka shkaktuar shumicën e pandemive në histori.  Gripi përhapet me shpejtësi përmes një popullate, sepse një person i infektuar mund të infektojë të tjerët para se të zhvillojnë simptomat.

Për këto arsye, gripi nuk mund të eliminohet; por duhet të menaxhohet.

Koronavirusët sillen ndryshe. Deri në vitin 2020, epidemiologët mund të kenë thënë se  mund të eliminohen. Kjo ishte përvoja në 2003 me sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (Sars), e cila është shkaktuar nga një virus i lidhur ngushtë me atë që shkakton Covid-19, dhe me sindromën e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (Mers), shpërthimet e të cilave janë përmbajtur lokalisht që nga 2012.

Por Covid-19 është  më ngjitës sesa Sars, Mers dhe gripi, që do të thotë se çdo person i infektuar infekton një numër më të madh  të njerëzve të tjerë, por përhapet më ngadalë se gripi.

Ai gjithashtu ka një periudhë inkubacioni shumë më të gjatë. Përqindja e rasteve me Covid-19 që janë asimptomatike mendohet të jetë deri në rreth 20%. Niveli i vdekshmërisë ka gjithashtu një rëndësi të madhe sepse përcakton se sa të gatshëm jemi ne të përpiqemi të mbajnë nën kontroll virusin.

Covid-19 duket se është më pak vdekjeprurës sesa Sars, Mers dhe gripi “Spanjoll” i vitit 1918, tani për tani, por më vdekjeprurës se gripi sezonal. Shfaqja e varianteve të reja po e ndryshon këtë pikëpamje. Dhe sigurisht, ndryshe nga Sars dhe Mers, Covid-19 është përhapur globalisht.

A mund ta kontrollojmë vërtet?

OBSH ka në dispozicion plane eliminimi për një numër sëmundjesh, përfshirë fruthin, i cili është shumë më ngjitës se Covid-19, por më pak vdekjeprurës.

Falë këtij plani, numri vjetor i vdekjeve nga fruthi – i cili vret kryesisht fëmijët e vegjël  është zvogëluar me më shumë se 70% që nga viti 2000 dhe tani është në rreth 140,000. OBSH nuk ka asnjë plan eliminimi për Covid-19, megjithëse disa vende ia kanë dalë të kenë situatën nën kontroll.

OBSH  gjithashtu nuk ka asnjë plan eliminimi për gripin sezonal, i cili vret rreth 650,000 globalisht çdo vit, megjithatë gripi u eliminua këtë vit – si një nënprodukt i përpjekjeve për të mbajtur nën kontroll Covid-19, raporton abcnews.al

Ka ende shumë pasiguri në lidhje me Covid-19, megjithatë, disa gjëra janë bërë të qarta.

Së pari, eliminimi është shumë më i lehtë dhe shumë prej atyre vendeve e bënë diçka të tillë kur  ende nuk dinin pothuajse asgjë për sëmundjen.

Së dyti, çdo vend që ka pasur  sukses në eliminimin e Covid-19 do të duhet të tregojë kujdes ndaj përhapjes së tij përsëri, siç është rasti me fruthin, rubeolën dhe poliomelitin.

Së treti, vendet që nuk ndjekin  strategjinë e eliminimit, paraqesin rrezik për vendet që e bëjnë këtë.

Dhe e katërta dhe më e rëndësishmja, nëse qeveritë e shohin strategjinë e eliminimit, si diçka që mund të arrihet, mund të përfundojnë duke eliminuar disa sëmundje të tjera aksidentalisht.

Ne nuk do ta dimë për ca kohë – ndoshta dekada – cila qasje ishte e drejtë, për shkak të nevojës për të vlerësuar ndikimin social, shëndetësor publik dhe ekonomik të secilit.

Kjo është e vërtetë. Por pika më e rëndësishme është se shumica e botës nuk arriti të merrte parasysh as strategjinë e eliminimit fillimisht. Mesatarisht, gjatë 500 viteve të  fundit, njerëzimi është përballur me  tre pandemi në një shekull. Ndoshta tjetri do të jetë i butë, mbase nuk do të jetë.

Meqenëse nuk kemi asnjë mënyrë për ta zbuluar  derisa të vijë, a mundemi të paktën deri atëherë të biem dakord që strategjia e eliminimit duhet të jetë qasja që duhet të ndjekin të gjitha vendet?(Sonila Backa, abcnews)

---- ----
----
-----
-----