Ballina Showbiz Elgiti publikon foton nga momenti special me të birin, Klea i lë...

Elgiti publikon foton nga momenti special me të birin, Klea i lë komentin e ëmbël

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Këngëtari shumë i pëlqyer, Elgit Doda dhe bashkëshortja e tij, Klea Huta kanë disa muaj që janë bërë prindër. Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Krid.

Ndërkohë, çifti nuk ngurojnë të ndajnë në rrjetet sociale herë pas here foto me të voglin.

Së fundmi, Elgiti ka ndarë një foto me të birin në krahë duke e ushqyer, shoqëruar me një emoji zemre. Ai është treguar i kujdesshëm të mos e zbulojë ende pamjen e të voglit, megjithatë kaq ka mjaftuar që miqtë të lënë komentet më të bukura.

“Bota ime”, ka komentuar Klea, duke mos e fshehur krenarinë për dy djemtë më të rëndësishëm në jetën e saj./abcnews.al

The post Elgiti publikon foton nga momenti special me të birin, Klea i lë komentin e ëmbël appeared first on Abc News.

---- ----
-----