

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, i ka lënë pa fjalë ndjekësit në “Instagram”, pasi ka postuar një foto me pamjen e saj natyrale.
Elenin jemi mësuar ta shohim të kuruar deri në detaje, mirëpo edhe e pa grimuar ka arritur që ta marrë vëmendjen e ndjekësve.
Në pozën në fjalë ajo ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku fansat nuk ia kanë kursyer komplimentet.
Nga ana tjetër, Foureira është duke shijuar sukseset e projeketve të saj muzikore, e aktualisht po bën pak pushim si pasojë e Covid-19.