Tirana është eleminuar sot në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë u eleminuar nga skuadra e Katëgorisë së Parë, Korabit, të cilët fituan në minutën e 119-të, duke tronditur bardheblutë.
Kjo humbje e bardhebluve nuk është kaluar lehtë nga ana e tifozëve të klubit, të cilët kanë hedhur akuza të rënda në drejtim të presidentit Refik Halili dhe drejtuesve të tjerë të klubit.
Në komentet e tyre në faqen zyrtare të klubit, tifozët akuzojnë për një komplot që po i bëhet trajnerit Emanuel Egbo.
Ata akuzojnë presidentin Halili se ka si synim shkarkimin e trajnerit . (TemA)