Ballina Arti El Chapo, seriali i lordit të drogës që po thyen audiencën televizive

El Chapo, seriali i lordit të drogës që po thyen audiencën televizive

40
SHPËRNDAJE

Më datën 3 prill ka nisur transmetimin në ekranin e Top Channel, seriali i kryebosit të kokainës, El Chapo.

Që në pjesën e parë, seriali i lordit të drogës ka thyer menjëherë audiencën televizive.

Ky serial flet për Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili u shfaq në skenën e krimit të organizuar të Amerikës Latine, kur Escobar i kartelit Medelin ishte zhdukur. Guzman u bë kreu i kartelit Sinaloa.

I lindur në një familje të varfër meksikane, El Chapo vendosi shumë pasuri dhe bëri një luftë të egër, me rivalët, me shtetin dhe me amerikanët.

Filmi Serial “El Chapo” është nje serial televiziv i zhanrit të krimit, një bashkëprodhim i Netflix dhe Univision, bazuar në një ngjarje të vërtetë, një vështrim kronologjik në jetën e trafikantit famëkeq të drogës, Joakin “El Chapo” Guzman.

Seriali shtjellon jetën e tij gjate tre dekadave, udhëtimin e tij personal duke na çuar pas në vitet e fëmijërisë dhe ndikimet kryesore që e futën atë në këtë udhë që të bëhej një nga njerëzit më të fuqishëm në planet. Fabula e filmit nuk ka përjashtuar asgjë nga jeta e tij.

Portretizimi i qeverisë meksikane nuk është pozitiv e i mirë dhe është e dukshme si një qeveri seriozisht e korruptuar. Ndershmëria brutale e skenarit e bën këtë serial edhe më tërheqës dhe ta bën më të thjeshtë të shohësh edhe 3-4 episode rresht.

Filmi shtjellon nga fillimet e Joakin “El Chapo” Guzman në vitin 1985 kur ai ishte një anëtar i rëndomtë i Kartelit Guadalahara, ngritja e tij fuqishme si bosi i Kartelit Sinaloa në vitet ’90-të, dhe rënia e tij përfundimtare në 2016. Në serialin “El Chapo” jepet qartë që shteti dhe politikanët janë po aq të pamëshirshëm sa dhe kartelet.

-----