Ballina Lajme Bota/Rajoni “El Chapo” i Azisë arrestohet në Amsterdam, kush është Tse Chi Lop

“El Chapo” i Azisë arrestohet në Amsterdam, kush është Tse Chi Lop

55
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
“El Chapo” i Azisë arrestohet në Amsterdam, kush është Tse Chi Lop

Policia Federale Australiane (AFP ) po kërkon të ekstradojë një udhëheqës të dyshuar aziatik të kartelit të drogës të Azisë, i krahasuar me kapon meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Tse Chi Lop u arrestua nga policia Hollandeze të Premten me kërkesë të AFP, pasi ishte lëshuar një urdhër arresti dhe nga Interpol për shtetasin Kanadez të lindur në Kinë.

Tse është renditur si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, me AFP që pretendon se organizata e tij dominon tregtinë e drogës Azi-Paqësor me 90 miliardë dollarë në vit.

57-vjeçari është në kërkim në Australi për lidhjen e tij me operacionin Volante, që zbërtheu një sindikatë globale të krimit që vepronte në pesë vende.

Sipas AFP, operacioni rezultoi në arrestimin e 27 personave për importimin dhe trafikimin e “sasive të konsiderueshme” të heroinës dhe metamfetaminës në Australi në 2013.

AFP tha në një deklaratë se ata do të punonin me departamentin e Prokurorit të Përgjithshëm Christian Porter për të përgatitur një kërkesë zyrtare ekstradimi për Tse.

Zëdhënësi i policisë Hollandeze Thomas Aling tha se Tse pritet të ekstradohet pasi u paraqit para një gjykatësi, duke shtuar se arrestimi i tij në aeroport ndodhi pa incidente ndërsa ai po përpiqej të hipte në një fluturim për në Kanada.

“Ai ishte në listën e më të kërkuar dhe u arrestua bazuar në informacionet që morëm,” tha z. Aling.

“El Chapo” i Azisë arrestohet në Amsterdam, kush është Tse Chi Lop
Elda Capani

---- ----
----
----- ----
-----