

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, në fshatin Nec, pasi një person ka qëlluar për vdekje një tjetër.
Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Nic të Gjakovës. Sipas mediave kosovare, autori i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë është arrestuar, por ende nuk është bërë i ditur emri i tij.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjatjes tri pistoleta, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 26 fishekë dhe një predhë e fishekut.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar komisariat, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg për ekspertizë.