Ballina Lajme Bota/Rajoni Ekzekutohet me armë zjarri ambasadori italian në Kongo, autorët sulmuan karvanin me...

Ekzekutohet me armë zjarri ambasadori italian në Kongo, autorët sulmuan karvanin me ndihma të OKB

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Një ngjarje e rëndë ka tronditur diplomacinë botërore këtë të hënë. Ambasadori italian, Luca Attanasio, është vrarë gjatë një sulmi në Republikën Demokratike të Kongos.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ambasadori Attanasio po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në qytetin Kanyamahoro, kur është sulmuar nga disa persona.

Dyshohet se personat kanë patur për qëllim t’i marrin peng. Gjatë konfliktit me armë dhe ndërhyrjes së Rojeve të Parkut, ka mbetur i vrarë një polic dhe është plagosur ambasadori italian, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

---- ----
----
----- ----
-----