Ballina Showbiz Ekspertja mbretërore: Meghan dhe Harry mund të shkaktojnë rrëzimin e monarkisë

Ekspertja mbretërore: Meghan dhe Harry mund të shkaktojnë rrëzimin e monarkisë

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pavarësisht kthimit të Harry-t në Britani për varrimin e Princit Philip dhe imazhit të “armëpushimit” që emetoi kur po diskutonte me vëllain, William, analistët që merren me institucionin e monarkisë, pretendojnë se intervista e bujshme për Oprah Winfrey mund të përmbysë monarkinë arkaike.

Meghan Markle dhe Princ Harry akuzuan familjen mbretërore për racizëm, duke pretenduar se një anëtar i familjes vuri në dyshim ngjyrën që do të kishte djali i tyre, Archie. Dukesha e Sussex-it tha gjithashtu se iu mohua ndihma pavarësisht se kishte patur mendime vetëvrasjeje.

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë shkaktuar diçka 'thelbësisht ndezëse' e cila po 'ndryshon fytyrën e Britanisë' dhe mund të rrëzojë monarkinë 'arkaike', ka pohuar një ekspert mbretëror (foto gjatë intervistës së tyre me Oprah më parë këtë vit)

Ekspertja mbretërore, Anna Pasternak tha se nuk është e sigurt nëse Charles do të ngjitet në fron pas vdekjes së Mbretëreshës. “Sussex-ët kanë shkaktuar diçka saqë po ndryshon fytyrën e Britanisë. Unë mendoj se monarkia si një institucion arkaik mund të rrëzohet.“, tha ajo.

Ajo tha se opinioni publik mund të kërkojë William-in të ngjitet menjëherë në fron dhe jo të atin, pasi është më i ri dhe i këndshëm. Diane Abbott beson se kur Mbretëresha të vdesë do të ketë një debat të madh publik. “Unë mendoj se ajo që Familja Mbretërore dhe këshilltarët e tyre bënë me Meghan do të jetë pjesë e argumentit për ndryshimin”, theksoi ekspertja.

Duke folur për Vanity Fair, Anna Pasternak tha se nuk është "100 për qind e sigurt" që Princi i Uellsit, 72 vjeç, i fotografuar në varrimin e Princit Philip, do të ngjitet ndonjëherë në fron

/abcnews.al

The post Ekspertja mbretërore: Meghan dhe Harry mund të shkaktojnë rrëzimin e monarkisë appeared first on Abc News.

---- ----
-----