Ballina Lajme nacionale Ekspertja e OBSH-së: Rastet globale me Covid-19 u rritën me 11% gjatë...

Ekspertja e OBSH-së: Rastet globale me Covid-19 u rritën me 11% gjatë javës që shkoi

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Rastet globale me koronavirus janë rritur me 11 për qind gjatë javës së kaluar.

Lajmin e bëri të ditur të hënën një eksperte e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila ngriti po ashtu shqetësimin se masat për të ndaluar përhapjen e pandemisë mund të jenë duke u neglizhuar me nisjen e shpërndarjes së vaksinës.

“Javën e kaluar kemi parë një rritje prej 11% të transmetimit në të gjithë botën,” tha epidemiologia e OBSH-së Maria van Kerkhove, drejtuese teknike e Covid-19, në një konferencë për shtyp.

Ajo shtoi se kjo nuk është koha që të heqim dorë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numërohen 120,6 milionë të infektuar në të gjithë botën. Prej tyre, 2,6 milionë persona kanë humbur jetën dhe 97,2 milionë të tjerë e kanë fituar betejën me sëmundjen. sb/abcnews.al/

The post Ekspertja e OBSH-së: Rastet globale me Covid-19 u rritën me 11% gjatë javës që shkoi appeared first on Abc News.

---- ----
-----